Është ndër personazhet më të përmendura dhe më të komentuara deri më tani.

Reperja e njohur Tayna thuajse ka thyer çdo rekord për veprimet e saj dhe aktivitetet e pandalshme që po i bën, shkruan Kosovarja.

Është bërë ndër më të suksesshmet në skenën tonë, kjo falë punës dhe angazhimit që ka bërë për muzikën dhe kultivimin e saj.

Këngët e saj janë po aq të dëgjuara sa me të parën shndërrohen në hite, dhe me muaj të tërë ka për çfarë të komentohet për çdo gjë të re që sjell për adhuruesit e saj.

Krahas kësaj, as paraqitjet dhe pamjet e saj asesi nuk mund të anashkalohen, pasi çdo herë vjen e veçantë me stilin e dalluar që ka krijuar për një kohë shumë të shkurtër.

Ajo po i ndez të gjithë jo vetëm me projektet e saj, por edhe me prezencën e saj në mbrëmje të ndryshme që nuk i ka aspak të pakta.

Tani, me ardhjen e verës sikur iu ka shtuar më shumë dëshira që të vijë sa më e ekspozuar, duke mos i kursyer qoftë për një moment veshjet provokuese, sa ndonjëherë përfundon më se e zhveshur.

E, hiç më larg se mbrëmjen e kaluar i ndodhi kjo, ku një njërën nga perfomancat e saj në klubet e Prishtinës, i zgjoi të gjithë në këmbë me dukjen e saj, duke i bërë të nxehen më zi se vera.

Për këtë, do të bindeni edhe ju pasi ti shihni këto video. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË