Këshilltarja e Haradinajt thotë se edhe Trump do të vepronte si kryeministri i Kosovës.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe, ani pse u mirëpritë shumë mirë nga qytetarët e vendit, nga ndërkombëtarët s’mori mbështetje por u kërkua tërheqje.

Këshilltarja e Kryeministrit të Kosovës, Meliza Haradinaj përmes një postimi në FB ka shpërndarë një deklaratë të Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili flet për tarifat kundrejt shteteve që sulmojnë pasurinë e popullit të tij.

‘Jam njeri i Tarifave. Kur njerëzit apo shtetet sulmojnë pasurinë e vlefshme të popullit tonë, unë dua t’i detyroj ata që të paguajnë për këtë privilegj. Kjo është gjithmonë mënyra më e mirë e maksimizimit të fuqisë sonë ekonomike. Sot ne po inkasojmë biliona nga tarifat. T’A BËJMË AMERIKËN TË PASUR PRAPË.’ thuhet në postimi e shpërndarë nga ajo.

Ndërkohë, s’fundi është ambasadori ameikan në Serbi, Kyle Scott cili ka thënë se SHBA dhe BE’ja, janë të bashkuara në bindjen se tarifa duhet të hiqet duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është rruga e vetme drejt stabilitetit e prosperitetit.

MUND TË JU PËLQEJNË