Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të takohen sot, bëjnë të ditur burime të GazetaBlic.Këta do të takohen rreth çështjes së taksës, siç mëson GazetaBlic.Tutje, Mustafa jep ultimatumin për heqje të taksës.

Nga LDK janë dhënë qëndrime edhe më herët në lidhje me taksën, duke u shprehur pro heqjes së saj.Ndërsa, presioni nga SHBA u rrit për heqje të tarifës 100 për qind, Mustafa ashtu si edhe zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, nga LDK, janë deklaruar me ngulm se ajo duhet të hiqet.“Ky nuk ishte vendim. Vendimet e qeverisë nuk merren në konferenca shtypi. Nuk mund të shkojë përpara asnjë vendim për të cilin nuk dakordohen partnerët qeverisës”, kishte thënë zëvendëskryeministri Hoti, duke vazhduar me kërcënim ndaj Kurtit se do të dalin nga koalicioni nëse nuk hiqet tarifa ashtu siç kanë kërkuar zyrtarët e SHBA-së.

Për këtë, së fundi u mbajt edhe një takim mes anëtarit të kryesisë së LDK-së, Skender Hysenit e ambasadorit amerikan, Richard Grenell.Zyrtari i LDK-së, mes tjerash ka thënë se e ka siguruar Grenellin se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme, teksa kishte shprehur qëndrimin kundër mbajtjes së taksës.

“LDK pajtohet dhe mbron qëndrimin që tarifa të hiqet menjëherë dhe pa kushte, ashtu siç kërkohet nga Presidenti Trump”, tha ai.Ndryshe, kryeministri Kurti ka marrë vendim që të hiqet tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë, nga 15 marsi, e ka deklaruar për heqje të plotë për 90 ditë nga 1 prilli nëse pala serbe e ndalon fushatën e çnjohjeve dhe eliminon barrierat ndaj Kosovës.

“Si Qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kjo si shenjë e mirë. Ftojmë Serbinë që të zotohet se do të ndërpresë fushatën për çnjohje dhe të nis eliminimin për barrierat ndaj Kosovës.

Nëse pala serbe zotohet për këtë, atëherë duke filluar nga data 1 prill Qeveria e Kosovës do të tërheq tërësisht tarifën në një periudhë prej 90 ditësh. BE të liberalizojë vizat para Samitit të Zagrebit. Nëse Serbia nuk i heq barrierat dhe nuk pushon fushatën e çnjohjes, atëherë qeveria do të nis prej datës 1 prill reciprocitetin gradual. Nëse pala serbe nuk reflekton as pas kësaj atëherë, Qeveria e Kosovës do të rikthej tarifën”.

MUND TË JU PËLQEJNË