Reperi Stresi i është rikthyer edhe njëherë momente të vështira që kaloi vendi në nëntor të vitit që shkoi pas tërmetit shkatërrues.

Ai ka shpërndarë në instagram një video ndërsa ju gjendej pranë banorëve të prekur nga tërmeti duke ju ardhur në ndihmë me veshmbathje dhe ushqime.

Ai ka postuar krahas videos ku shihet të bisedojë me banorët një mesazh shumë domethënës.

Reperi shkruan ndër të tjera se asnjëherë nuk e ka ndier apo konsideruar veten më lart se të tjerët dhe madje as nuk ka bërë diçka që të ulë dikë më poshtë se vetja.

Stresi shkruan se i trajton të gjithë të barabartë ashtu siç ndodhi edhe me ndihmat që shpërndanë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti.

Përmes këtij mesazhi reperi ka dashur të tregojë se duke i trajtuar të gjithë njësoj pa diferencime mbijeton për shumë kohë.

Ky mesazh dhe gjesti i reperit janë vlerësuar shumë nga miqtë dhe fansat e tij të cilët e kanë konsiduar si një njeri me zemër të madhe.

MUND TË JU PËLQEJNË