Nuk ka përfunduar ende festa e përvjetorit të 12 të Pavarësisë së Kosovës. Një spektakël i madh me vetura veçse ka filluar në kryeqytetin e Kosovës.

Grupi i adhuruesve të veturave “Speedomaniaks”, kanë bërë një organizim të veçantë në nder të kësaj dite, ku shihen pranë Hotel Grandit duke bërë shfaqje me vetura dhe me mjete piroteknike me ngjyra.

Në një video të publikuar në faqen e tyre në Facebook, duket qartë se ata janë bërë së bashku me veturat e tyre dhe kanë dalë në këtë pjesë të qytetit duke festuar në mënyrën e tyre.

E kjo ditë e veçantë, po shënohet jo vetëm në Kosovë. Dy qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara dhe Stambolli kanë ndriçuar Kullën e Ankarasë dhe Urat më të njohura të Stambollit me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

https://www.facebook.com/speedomaniaks/videos/134731914438928/

MUND TË JU PËLQEJNË