Spanjollët kanë qenë të mbyllur në shtëpi për një javë dhe janë të lumtur që kanë një kafshë shtëpiake që mund të bëjnë për shëtitje, dhe ata që nuk kanë një të tillë, dhe në dëshpërim për të kapur pak ajër të pastër, bëhen më kreativë.

Rreth 47 milionë banorë lejohen të dalin në shëtitje shkurtimisht për shkak të kafshëve shtëpiake që mbajnë.

Sidoqoftë, policia duhej të qortonte njerëzit për shkak se kishin marrë kafshë me vete, madje edhe të tilla “me mbushje”.

Disa u dërguan në shtëpi pasi u kapën duke shëtitur me dhi, derra, kanarina.

“Mos u përpiqni të na mashtroni sepse do të ndëshkoheni,” tha sindikata e policisë përmes Twitter ndërsa një njeri u gjet duke zvarritur një qen të bardhë prej pelushi.

“As kanarinat, as derrat vietnamezë, as dhitë, ato që pamë nuk mund të jenë një justifikim për të lënë shtëpinë dhe për të shkelur ndalimin. Ju lutemi qëndroni në shtëpi!”, ka shkruar edhe policia katalanase në Twitter.

Në qytetin jugor të Murcia, një kalimtar po shëtiste në rrugë i veshur me një kostum tiranozauri, ndërsa një gjendje e jashtëzakonshme ishte në fuqi në të gjithë vendin. Ai bredhte rrugëve boshe derisa u ndesh me një makinë të policisë, e cila e dërgoi menjëherë në karantinë.

Brenda një jave, Spanja u bë vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, me mbi 25 mijë të infektuar dhe 1.380 viktima.

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, autoritetet spanjolle lejojnë banorët të dalin vetëm për të shkuar në punë, spitale, farmaci, dyqane ushqimore, banka dhe stacione karburanti, por edhe për të shëtitur qentë.

MUND TË JU PËLQEJNË