Në Spanjë nesër fillon Kampionati Botëror i hendbollit për juniorë.

Në këtë kampionat po merr pjesë edhe Kosova. Ashtu sikur edhe shtetet e tjera edhe vendi ynë ka flamurin e vet të vendosur krahas shteteve tjera.

Kombëtarja jonë ka stërvitur të hënën pasdite në palestrën në Pontevedra, ku të martën nga ora 17:00 luhet ndeshja me Kroacinë. Me kualifikimin në botëror kemi shkruar histori, por për suksese të reja do të japim çdo gjë nga vetja.

“Luftë për çdo top, nga fillimi deri në fund.” Këtë e premtojnë lojtarët e trajnerët.

“Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. E dijmë forcën dhe pervojën e madhe të kundërshtarit, kemi patur rastin t’i analizojmë disa ndeshje miqësore që kroatët kanë zhvilluar gjate ditëve të fundit. E jona është që të futemi në fushë të luftojmë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje dhe të tregojmë vlerat tona”, thotë kapiteni Jon Muqolli njofton Federata e Hendbollit të Kosovës.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në eventet e kaluara Spanja disa herë kishte larguar simbolet e Kosovës.

Por, menjëherë kishte reaguar Federata Ndërkombëtare e Hendbollit, duke ia tërhequr vërejtjën se do t’i merrte organizimin e Kampionatit Botëror, në rast se përsëritet një gjë e tillë./klank

MUND TË JU PËLQEJNË