Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së dhe Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Ai ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot do të bëj homazhe dhe vendos kurora me lule te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti.

Homazhet do të organizohen me rastin e ditëlindjes së Pajazitit.

Ceremonia do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ora 10:00

 

MUND TË JU PËLQEJNË