Me anë të një njoftimi për media, është bërë e ditur se 5 anëtarët e familjes Bllaca nga Gjilani do të varrosen sot.

Varrimi i tyre do të bëhet (sot, e enjte) me namazin e Ikindisë në orën 14:52, në varrezat e fshatit Cernicë.

E dyshuara për vrasjen e 4 fisht Valdete Bllaca që vrau edhe veten, ishte trajtuar tek psikologu. Arma zyrtare i ishte marrë.

Një zyrtar policor po e ruan shtëpinë e familjes që të martën i vdiqën 5 anëtarët e familjes.

Në këtë shtëpi banimi që u kthye në zonë krimi pasi vajza e vetme e shtëpisë, policja Valdete Bllaca dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas bëri vetëvrasje.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë viktimat ishin qëlluar me nga dy plumba në kokë.

Po ashtu sipas të njëjtave burime vëllai i vogël Fisnik Bllaca dyshohet se u qëllua për vdekje deri sa ishte në gjumë.

Ndërkohë babai, Zeqir Bllaca dhe vëllai Blerim Bllaca janë vrarë në dhomën e ndejës.

E siç merr vesh T7 nëna Hanife Bllaca u qëllua për vdekje në një dhomë tjetër.

Kështu pasi vrau të gjithë e ndjera ka bërë vetëvrasje në korridorin e shtëpisë.

E të afërmit të ndjerët i përshkruajnë si njerëz të urtë dhe punëtor.

Kushëriri Besim Bllaca thotë se që nuk e kishte vërejtur që ka telashe shëndetësore policja e ndjerë.

Bllaca e mohon që një nga të vdekurit kishte probleme psikike.

Ndërkohë në fshatin Cernicë është hapur e pame nga të afërmeve të kësaj familje.

Mysafirët për kryeshëndosh, po priten në xhaminë e fshatit.

E krejt këtë ngjarje e kishte përjetuar rënd edhe një kushëri tjetër i viktimave.

Megjithatë Bllaca e mohon që në familjen e tashmë të ndjerëve kishte probleme serioze.

E Ceremonia a e varrimit pritet të bëhet gjatë javës e trupat e pa jetë vazhdon të qëndron në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërsa gjatë ditës në Gjilan kanë qëndruar Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtori i policisë Rashit Qalaj.

Ata u pritën nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri të mërkurën.

Ministri i MPB-së, Agim Veliu thotë se do të punohet shumë për të zbardhur ky rast.

E drejtori i Policisë nuk ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm, pasi zyrtarja policore dyshohet se me armë zyrtare i vrau familjarët e saj.

Ndërkohë, Polica më vonë ka konfirmuar se e ndjera Valdete Bllaca kishte mbajtur disa seanca trajtimi tek psikologu.

Për këto arsye i ishte marr arma zyrtare, ndërsa ishte angazhuar kryesisht në punë administrative.

MUND TË JU PËLQEJNË