Pas sukseseve me rolet e tij në “Aquaman” dhe “Game of Thrones” HBO, Jason Momoa është bërë një emër i njohur në fushën e artit.

Megjithatë, para një dekada jeta e aktorit ishte krejtësisht ndryshe, Momoa ka zbuluar se ai nuk ka qenë i pasur dhe s’kishte pasur para as për ta blerë biletën e avionit për të shkuar në shtëpi.

Ylli i “Aquaman” ka postuar një fotografi në llogarinë e tij Instagram duke rrëfyer ditët e para të xhirimeve të “Game of Thrones”, përcjellë Indeksonline.

“Po shikoja telefonin time dhe e gjeta këtë fotografi, e cila është bërë në një parking në Irlandë ku rrija bashkë me shokun tim. Në këtë moment në këtë furgon po bënim pushim nga xhirimi i “Game of Thrones” sepse s’kishim para të shkonim në shtëpi. Kështu u detyruam të merrnim me qera furgonin”, rrëfeu aktori.

Ai shtoi tutje se ka pasur shumë momente të mira me njerëz të mrekullueshëm dhe kjo rrugë kishte qenë aq e gjatë për të arritur këtu./Indeksonline/.

MUND TË JU PËLQEJNË