Ekzistojnë paragjykime të shumta për marrëdhënien mes nuses dhe vjehrrës.

Kryesisht ky raport në shumicën e rasteve cilësohet i keq, për shkak të rasteve të shumta që deklarohen për mospajtime e mosmarrëveshje, shkruan “Kosovarja”.

Se a është vjehrra apo nusja ‘e keqe’, ka shumë supozime e më tepër paragjykime.

Megjithatë ekzistojnë marrëdhënie të tilla që nusja e konsideron vjehrrën nënë, e vjehrra nusen vajzë, do të thotë lidhja e tyre është aq e fortë dhe e lakmueshme.

Një rast që vlen të përmendet është ai mes këngëtares së njohur Shyhrete Behluli dhe resë së saj Learta Jakupi.

Ato qysh nga fillimi kanë pasur respektin e durimin për njëra tjetrën, duke krijuar një klimë pozitive familjare.

Kjo marrëdhënie dita-ditës u forcua duke dhënë frytet e veta. E sot ato pozojnë bashkë të lumtura jo si vjehërr e re, por si shoqe. Për lakmi!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË