Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore dhe njëherit ‘mbreti’ i baladave Sinan Vllasaliu, si rrallëherë ka publikuar një imazh mjaft të veçantë, shkruan Kosovarja.

“Me dy engjëjt e mi”, kështu e ka përshkruar foton e publikuar Sinani, derisa shihen vogëlushët simpatik, që me shumë gjasë, duhet të jenë nipërit e tij.

Vllasaliu, është mjaft produktiv në skenën muzikore, saqë këngët e tij për periudhë të shkurtër kohore, shndërrohen në super hite.

Por, të njëjtin aktivitet nuk e shfaq edhe në llogaritë e tij sociale, andaj një postim çfarëdo i tij, merr vëmendje nga ndjekësit e shumtë të këngëtarit.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË