Prindërit e mi janë të divorcuar dhe unë jam rritur me babanë e njerkën. Por, si e takova 18 vjet më vonë nënën që më braktisi, shkruan “Kosovarja”.

Prej se mbaj mend gjithmonë kam qenë një vajzë e urtë, e qeshur dhe me dashuri për jetën.

Me njerkën kaloja mirë dhe mundohej të mos bënte dallime ndërmjet meje dhe fëmijëve të vërtetë të saj. Por, prapëseprapë e kam ndier boshllëkun e mungesës së nënës sime…

E mbaja mend pak si pamje, kur isha e vogël. Por, vetëm aq, sepse foto nuk kisha, e babai ishte munduar me çdo kusht të më mbante larg saj.

Pas disa bisedash me njerëz të ndryshëm të fisit të të nënës sime, arrita të zbuloja vendndodhjen e saj dhe të siguroj një foto të saj, që u bë si një qendër puthjesh dhe dashurie nga ana ime.

Qaja sa herë që e shikoja atë foto në internet, pavarësisht se më vriste fakti pse nuk më kishte kërkuar asnjëherë! Se nuk ishte interesuar për mua…

A nuk ishte, vallë, kurioze se si po rritem ose nëse i ngjajë, apo si po më shkon jeta?!

Ajo jetonte ne Gjermani dhe ishte e martuar atje me një shqiptar, po ashtu nga Kosova. i kishin dy fëmijë binjakë.

Pas disa kohesh mora vesh se do vinte në familjen e saj, pra te dajallarët e mi, të cilët as që i njoh…

Dhe, fshehurazi babait, me ndihmën e një kushëriri, e që e falënderoj shumë për besimin dhe gatishmërinë, shkova ta takoja. Kur e kam parë filloi t’më dridhej zemra. Gati më ra të fiktë…

Kushëriri i kishte treguar për mua dhe ajo më njohu menjëherë. Më përqafoi fort. Të dyja qanim.

Dhe, ai ishte takimi i vetëm që pata me të, meqë, që nga ai takim, ajo më nuk ka ardhur në Kosovë. D./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË