A e dini që emisioni i mëngjesit në “RTV 21” sot i ka mbushur 17 vjet që është në transmetim? Ky program, tashmë është maturuar, shkruan “Kosovarja”.

Prej vitesh, ky emision moderohet edhe nga gazetarja dhe prezantuesja Merita Sekiraça, e cila ndër vite ka bërë disa emisione, përfshirë edhe “Unë jam Kosovë”.

Merita, vitet e fundit është bërë nënë për herë të parë, për çka ndryshuan edhe linjat e saj trupore. Pas kthimit në ekran nga pushimi i lehonisë, ajo kishte disa kilogram më shumë, shkruan “Kosovarja”.

E, tani, Merita ja ka dalë që të rikthehet sërish në formë. Pak regjim dhe ja rezultati. Ajo, po duket shkëlqyer./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË