Njollat e ndryshkut në guacat e banjës i shkaktojnë mineralet e rënda dhe uji, ndërsa mund të largohen në disa mënyra.

Përgatitjen mund ta bëni nga boraksi (lidhje kimike mes borit, natriumit dhe oksigjenit) dhe lëngut nga limoni.

Lyejeni pjesën e brendshme të guacës me këtë përgatitje dhe lëreni të qëndroje dhjetë minuta.

Më pas, me anë të një brushe për banjë, pastrojeni vendin ku është i pranishëm ndryshku dhe domosdo lëshojeni ujin që të pastrohet guaca.

Mënyra tjetër është që domosdoshmërisht të vishni dorëza gome, ta preni limonin në gjysmë dhe ta zhytni në kripë kuzhine. Pastaj, me atë limon fërkojeni vendin ku është i pranishëm ndryshku

Po ashtu, ekziston mundësia e blerjes së produkteve komerciale të dedikuara për atë qëllim dhe të largoni njollat e ndryshkut.

Edhe peroksidi i hidrogjenit në kombinim me acidin tartarik lihet të qëndrojë një kohë dhe pastaj fërkohet ndryshku.

Kur përdorni produkte komerciale për largimin e ndryshkut, kini kujdesi si veproni me to, sepse mund të përmbajnë acide shumë të forta dhe shumë të rrezikshme.

MUND TË JU PËLQEJNË