Ka shumë ngjarje në jetët tona që kërkojnë qetësi dhe vetëbesim të plotë: intervistat e punës, fjalimet publike, takimet e rëndësishme etj.

Fatmirësisht, ka shumë mënyra apo metoda për t’i mposhtur dyshimet që i keni në vete dhe për t’u bërë person me më shumë vetëbesim.

Ndër këto mënyra, këshilla më interesante është ajo Hal Hershfield, mësues i teknologjisë së marketingut në Universitetin e Nju Jorkut.

Imagjinoni veten në të ardhmen

Një vizion i qartë dhe i detajuar i asaj se si do të duket jeta juaj në të ardhmen, do t’ju ndihmojë t’i mposhtni frikët e dështimit. Hershfield i kishte ftuar disa pjesëmarrës të studimit të tij të imagjinojnë se çfarë do t’ju ndodhte atyre pas dhjetë viteve.

Pas kësaj, ai ua kishte treguar pjesëmarrësve imazhet e tyre se si do të dukeshin dhe u kishte propozuar se çdo njëri nga ta do të bëhej investitorë i projekteve start-up.

Ata të cilët e kishin parë veten në ato imazhe, kishin qenë dyfish më të prirë të investojnë sesa tjerët. Kjo ka bërë që Hershfield të vijë në përfundim se parafytyrimi i së ardhmes tonë na ndihmon t’i mposhtim dyshimet që i kemi dhe të bëhemi më të suksesshëm.

MUND TË JU PËLQEJNË