Zonjë, duke u uruar punë të palodhshme, dua t’u bëj një pyetje që u takon të gjithëve: A i gjen dhe si i gjen njeriu shpërblimet në jetë?

“Adhuruesja ”

Përgjigje:
Betoveni dhe Moxarti e gjetën shpërblimin në natyrë. Teksa shëtisnin fshatrave të tyre, ata u mishëruan me lumin, me bukuritë natyrore, me erën dhe këto përjetime i sollën në simfonitë e tyre (pastorale).

Kjo tregon se, duke e shijuar atë që solli Zoti mbi tokë, ata morën shpërblimin, duke u bërë kompozitorë botërorë.

Zoti dhe natyra shpërblen të mirin. Megjithatë, Zoti dhe natyra ka edhe dënimin si një përgjigje ndaj të keqes.

Rreth nesh është dënimi dhe shpërblimi. Dënimi për atë që bëjmë keq, shpërblimi për atë që bëjmë mirë.

Jeta njerëzore ka shembuj që tregojnë për këto dy tipare jetësore që i shërbejnë njeriut.

MUND TË JU PËLQEJNË