Patatet më gjatë do ta mbajnë freskinë kur ruhen të paqëruara, mirëpo kur qërohen duhet menjëherë të konsumohen.

Ekzistojnë disa mënyra që patatet e qëruara të mbajnë freskinë.

Një ndër mënyrat që të ruani patatet e qëruara është që t’i lini në ujë të pastër dhe t’i fusni në frigorifer, kështu mund t’i ruani deri në 24 orë.

Të nesërmen mund t’ia derdhni ujin, t’i lani dhe t’i fërgoni. Në këtë mënyrë mund të ruhen edhe kur janë të prera për pomfrit.

Mënyra tjetër është që t’i zieni shpejt dhe t’i ngrini.

Priteni pataten për pomfrit dhe nxehni yndyrën në fritezë; kjo mund të jetë yndyrë speciale për fritezë.

Yndyrën nxeheni në 180 gradë, zieni shpejt patatet rreth 2 – 3 minuta, pastaj vendosni në leckë kuzhine dhe lëreni në tepsi apo në tabaka që të ftohen.

Kur të ftohen patatet tërësisht, mbyllni mirë në qese për frigorifer me ngrirje të thellë. Në këtë mënyrë janë madje edhe më të shijshme kur fërgohen.

MUND TË JU PËLQEJNË