Këngëtarja e njohur nga Kosova, Tayna, njihet për këngët e shumta që i ka kthyer në hite.

Me talentin e saj në muzikë, ajo ka bërë për vete një numër të madh fansash, madje është tejet e kërkuar edhe nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore, nëpër vende të ndryshme.

Tayna është përfolur edhe për komunikimin e saj përmes rrjeteve sociale, me futbollistin brazilian të Real Madridit, Vinicious Junior.

Disa herë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes pasi futbollisti në rrjetet sociale ka shpërndarë edhe këngët e saj.

Së fundmi bie në sy reagimi që i ka bërë Tayna, përmes një komenti në Instagram futbollistit i cili shkëlqeu mbrëmë në ndeshjen ndaj Barcelonës, duke shënuar golin e parë, që bëri që Reali ta mposhtë Barcën me rezultatin përfundimtarë 2:0.

MUND TË JU PËLQEJNË