Afërdita Demaku e këndon këngen e mirefilltë shqipe me shumë zemër.

Nga tërë krijimtaria e saj, ajo lirisht mund te konsiderohet kengetare e muzikës folklorike, patriotike, e muzikës popullore dhe muzikës popullore moderne, shkruan “Kosovarja”.

Afërdita numëron një mori këngësh hite të sjella me videoklipe. “Xhelozia”, “jam Drenica”, “Qele zemren”, e të tjera, janë këngë që kanë lënë gjurmë tek publiku, që sot e njeh, e dëgjon dhe e simpatizon këngëtaren nga Drenica.

Afërdita, është nënë e dy fëmijëve, të cilët prej kohësh i kanë hyrë botës së muzikës dhe po u shkon mjaftë mirë.

Këngëtarja, në një rast, ka treguar edhe momentin më të trishtë të karrieres, kur i është dahsur të këndoj gjersa ka marrë vesh se nëna e saj ka ndërruar jetë. Këngëtarja, këtë moment e ka treguar me zemër të thyer e lot në sy, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË