Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilion qeliza. Çdo minut vdesin reth 300 milion prej këtyre qelizave. ·Në qoftë se organizmi i trupit nuk do t’i zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme ato, të gjitha qelizat e trupit do të vdisnin për 230 ditë.

UJI:

Uji përbën reth 69% të trupit të njeriut. Nëse nga një njeri me peshë 73 kg do të largohej i gjithë uji që përmban trupi i tij, atëherë ai do të peshonte vetëm 29 kg.

ELEMENTET:

Në trupin e njeriut, përveç ujit, ndodhen edhe shumë lëndë të tjera. Një njeri me trup normal përmban aq yndyrë sa për të prodhuar shtatë kallëpe sapuni, sheqer aq sa për të mbushur një kavanoz, kripë sa për të mbushur gjashtë kripore, karbon sa për të prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa për të prodhuar 2200 fije shkrepëse, hekur sa për të bërë një gozhdë 25 mm, një lugë squfur dhe 30 gram metale të tjera.

GJAKU:

Nëse qelizat e gjakut do të vendoseshin njëra pas tjetrës, ato do të formonin një varg me gjatësi 96500 km, pra aq të gjatë sa për t’i rënë rreth e qark, botës më shumë se dy herë. Koha që i nevojitet një rruaze të bardhë të gjakut për të shkuar nga zemra në kokë, është 10 sekonda, ndërsa nga këmba në kokë 1 minutë. Kështu, Brenda një dite, kjo rruazë e bardhë gjaku bën 1000 vajtje-ardhje në trupin e njeriut. Mendohet se marrja e gjakut mënjanon shqetësime të ndryshme në trupin e njeriut. Kështu, dihet që mbreti Frederik, për t’u qetësuar, përpara betejës, merrte gjak. Ndërsa Luigji i XIII-të, brenda 6 muajve, ka bërë 47 marrje gjaku nga trupi i tij.

LËKURA:

Trashësia e lëkurës së trupit të njeriut ndryshon sipas vendit. Në kapakët e syve, kjo trashësi, është vetëm 0.5 mm, ndërsa në shputën e këmbës arrin gati 0,5 cm. Në çdo 250 cm2 lëkurë ka 19 milion qeliza, 60 qime, 90 qeliza yndyrore, damarë me një gjatësi prej 570 cm, 650 qeliza të djersitjes dhe 19 mijë qeliza ndjesore. Lëkura është ajo pjesë e trupit që zë më shumë vend dhe, megjithatë, peshon vetëm 2.7 kg. Nga trupi i njeriut, gjatë jetës së tij, bien mesatarisht reth 18 kg lëkurë.

MUSKUJT:

Kur marrim një laps, në këtë veprim marrim pjesë të paktën 12 çifte muskujsh, kur hedhim një hap, 200 çifte, kur rrudhim vetullat, 43 çifte dhe kur buzëqeshim, 17 çifte muskujsh. ·Pesha e muskujve të një burri është sa 40% e peshës së tij, ndërsa te gruaja kjo arrin në 35%. ·Muskuli më i madh në trupin e njeriut është muskuli “glutaeus maximus” (muskuli i të ulurit), ndërsa muskuli më i vogël “musculus tensor tympany”, që ndodhet mbrenda veshit.

ZEMRA:

Zakonisht zemra jonë bën 60-70 rrahje në minutë, mesatarisht rreth 2-3 miliard rrahje gjatë gjithë jetës. ·Zemra pompon gjakun në një rrjet damarësh, (enësh gjaku), me një gjatësi të përgjithshme prej 120 mijë km. Gjatësia e këtij rrjeti e rrethon botën tre herë. Sa më e madhe që të jetë mosha e një njeriu, aq më e ngadaltë është rrahja e zemrës së tij. Zemra e një foshnjeje bën 130 rrahje në minut, e një fëmije tre vjeçar 100 rrahje dhe zemra e një 12 vjeçari 90 rrahje në minut.

KOCKAT:

Para lindjes dhe në fëmijëri kockat janë të buta. Forcimi i tyre vazhdon deri në moshën 25 vjeç. ·Fëmijët e posalindur kanë 350 kocka, të cilat, me kalimin e kohës, bashkohen midis tyre. Në trupin e një njeriu të rritur ndodhen 206 kocka dhe skeleti i tij peshon 76 kg. ·Kockat përbëhen 70% nga lëndë minerale dhe 30% nga material organik, qeliza të gjalla.

AR:

Ari i pastër shfaqet edhe në trupin e njeriut: një njeri prej 70 kg përmban 0,2 miligramë ar të kulluar.

OKSIGJEN:

Për të dhënë disa terma krahasimi, oksigjeni në trupin e njeriut është 43 kg: ky është elementi më i bollshëm në tokë dhe gjithashtu në trupin e njeriut.

MUND TË JU PËLQEJNË