Si u rehatua Getoar Selimi?

Ishte, është e mbetët ikonë e rep-muzikës shqiptare. Ai krijoi atraksion, e ktheu repin në muzikë virale dhe u bë “baba” i kësaj rryme muzikore në Kosovë.

Getoar Selimi, gjithashtu, njihet si një “macho”, pas të cilit femrat linin kokën…
A ishte më i bukuri? Më i pasuri? Më…

Në të vërtetë, kurrë nuk i ka munguar vetëbesimi, suksesi dhe stili.
A t’i përmendim të gjitha bukuroshet që i kishte apo të ndalemi vetëm tek e fundit, që u bë edhe bashkëshortja e tij?
Marina, njëra ndër femrat më të bukura shqiptare, arriti ta rehatojë Getin…

Gjiko, si e “zuri” Elitën?

U duk sikur u gjend rastësisht në muzikë, por dalëngadalë e tregoi veten, talentin, afërsinë dhe karizmin. Ai, madje, u shndërrua në sensacionin e rep-muzikës me këngën “Papuqe Guci”.

Pejani i njohur me nofkën Gjiko, doli të jetë i suksesshëm edhe në peshkimin e një prej vajzave më të bukura të ekranit. Gjiko është zyrtarisht i dashuri i prezantueses bukuroshe Elita Rudi.

Ledri Vula i kishte më të famshmet

Aktualisht “single”, por ai i kishte në krahë disa nga femrat më të bukura. Modele, këngëtare, fashionista…

Ledri ishte i dashuri i Tunës, Dafinës, Dua Lipës. Këto janë vetëm disa nga bukuroshet të cilat kaluan nëpër duart e Ledri Vulës, i cili, ndonëse në të 30-at, ende po shëtit lule më lule dhe nuk po e sheh të udhës të ndërrojë statusin.
(Kosovarja)

MUND TË JU PËLQEJNË