Shyhrete Behluli është këngëtare mjaft produktive që nuk i mungoi fama asnjëherë.

Është nga ato artistet shqiptare që kurrë nuk ka harruar se çfarë do publiku, andaj gjithnjë e më shumë iu është shtuar besimi dhe respekti prej tyre, shkruan Kosovarja.

Shyhretja gjithmonë ka goditur në shenjë, duke zgjedhur gjithmonë tema që janë përshtatur me kohën dhe vendin.

Për këtë shkak sa kohë që ka kaluar aq më shumë është vlerësuar, kërkuar dhe ndjekur për krijimtarinë e saj artistike.

Këngëtarja në të gjitha mënyrat është pranuar, kjo falë edhe kujdesit të jashtëzakonshëm që ka për veten e saj.

Ajo asnjëherë nuk është parë e parregulluar, por gjithmonë iu është përshtatur shijes dhe kërkesave të publikut për paraqitjet e saj.

Gjithmonë me veshje e fustana që i kanë shkuar, asnjëherë duke mos e tepruar, ashtu siç po bëjnë shumë fytyra publiku të gjeneratës së saj.

Por, para së gjithash bukuria e saj gjithmonë ka bërë përshtypje, e veçanërisht në këto vitet e fundit që ka bërë “boom” ngado që është paraqitur.

Gjithmonë duke i bërë kuriozë se si në moshën që ka po arrin të duket si çikë e re, me fytyrën e sharmin e saj.

Por, këtë herë a do të arrijë të krijojë të njëjtin mendim e pyetje tek të tjerët nuk e dijmë, sepse ajo si rrallë herë merr guximin të shfaqet pa pikën e grimit.

Tash e tutje iu mbetet juve në dorë të shikoni e të vlerësoni se si po iu duket. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË