U publikua projekti i shumëpritur Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli sapo ka publikuar bashkëpunimin me vajzën e saj, Engjëllusha Salihun.

“Vallja e nuses” titullohet kënga e re e cila është plot ritëm.

Nënë e bijë këtë projekt e kanë sjellë pikërisht tani kur edhe kemi hyrë në sezonën e dasmave.

Ashtu si çdo herë ato duken shumë bukur në klip dhe janë kujdesur deri në detajin e fundit për këtë gjë.

Ky është bashkëpunim i parë i këngëtareve për këtë vit dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

Deri më tani nënë e bijë kanë realizuar edhe pesë bashkëpunime tjera, tri prej të cilave i kanë sjellë me vidoklip.

 

MUND TË JU PËLQEJNË