Të jesh prind padyshim që është edhe një përgjegjësi e madhe. Dikush ka dëshirën të bëhet qysh në moshë të re e dikush edhe e pret momentin e duhur.

Kur jemi te kjo temë Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave adoleshente.

Të dhënat nga Instat tregojnë se për vitin 2018, rreth 5.21% e lindjeve u kryen nga nëna më të vogla se 20 vjeç. Edhe pse, në krahasim me një vit më parë, kjo përqindje shënoi ulje nga 5.6% në 5.2%, mbetet një nga më të lartat në Bashkimin Europian.

Në Bashkimin Europian, pjesa më e madhe e lindjeve (92%), ishin nga gra të moshës 20-39 vjeç. Rreth 4% e lindjeve u kryen nga vajzat në moshë adoleshencë dhe po aq nga gratë mbi moshën 40 vjeç.

Pjesa më e madhe e lindjeve nga nënat në moshë të re (nën 20 vjeç) u kryen në Bullgari dhe në Rumani.

Përqindja më e lartë u regjistrua në Bullgari, ku 12.5% e lindjeve në total u kryen nga adoleshentet dhe në Rumani me 12.1%. Më pas ato u ndoqën nga Hungaria me 8.5% dhe Sllovakia me 8.1%.

Në anën tjetër qëndrojnë vendet me përqindjen më të ulët të nënave në moshë të re. Danimarka kishte vetëm 1% të lindjeve të kryer nga nënat adoleshente, Italia dhe Sllovenia me 1.1%, Holanda me 1.2, Luksemburgu dhe Suedi me përkatësisht 1.4%.

Nënat e moshës 25 deri në 29 vjeç përgjigjen për numrin më të lartë të lindjeve në Shqipëri, me rreth 35.6% të totali të lindjeve. Thuajse një e katërta e lindjeve (25.23%) u kryen nga nënat që i përkisnin grupmoshës 20-24 vjeç, dhe thuajse po aq (23.54) nga lindjet e kryera nga nënat e grupmoshës 30-35 vjeç.

MUND TË JU PËLQEJNË