Një grua ka rënë nga një lartësi disakatëshe e një ndërtese në afërsi të një qendre tregtare në Ferizaj.

Për momentin shkaqet se pse ka ndodhur kjo ngjarje nuk dihen, mirëpo policia ka konfirmuar  se gruaja ka shpëtuar dhe po trajtohet në spitalin e Ferizajt.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Ferizajt ajo pritet të niset për në QKU.

Lajmin e ka konfirmuar Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt. Ai tha se gruaja është me shenja jete por nuk dihet se çfarë lëndime ka pësuar.

“Rreth orës 15:30 në Ferizaj në afërsi të një qendër tregtare, nga një ndërtesë në rrethana të panjohura ka rënë një person i gjinisë femërorë. Është dërguar në spitalin e Ferizajt më pas do të dërgohet në QKU”, tha Gashi/ Express/

MUND TË JU PËLQEJNË