Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, në një postim në Facebook, ka pyetur nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do ta çlirojnë vendin nga injorantët që u bënë pushtues pas luftës.

Tenori Lahaj ka pyetur nëse Vjosa Osmani do të jetë heroina e re e historisë moderne të Kosovës.

“A do të jetë një grua që këtë herë do të na çlirojë, përfundimisht nga politiKUAJT komunistë të kafe Bozhurit, të shërbyer prej konobaricave* në valle!
A do të jetë Vjosa, heroina jonë e re e historisë moderne të Kosovës”, ka shkruar ai.

Tutje Lahaj ka thënë se a do ta çlirojë Albin Kurti atdheun e kapur nga injorantët e çobanët e pasluftës.

“A thua do ta kemi fatin të na drejtojë një mendje e ndritur, plot guxim sikurse Albini, të na çlirojë nga kaubojt e Opel Askonave të pasluftës që prej injorantësh e çobanësh na u bënë udhëheqës, pushtues e profesorë universitetesh, duke na detyruar ta urrejmë atdheun të cilin të parët dhe vet ne edhe me gjak e lamë”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/

MUND TË JU PËLQEJNË