Shoqata “Jetimat e Ballkani” për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar ka planifikuar t’i bëjë me shtëpi 128 familje në nevojë.

Ceremonia e dorëzimit të çelësave, që ishte planifikuar të bëhej më 28 nëntor, për shkak të tërmetit të fundit në Shqipëri është shtyrë për një datë të pacaktuar. Megjithatë për “Zërin” i pari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, ka treguar se këto 128 familje shumë shpejt do ta marrin lajmin e mirë se janë bërë me kulm të ri.128 familje në nevojë është planifikuar të bëhen me kulm mbi kokë më 28 nëntor falë shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Kjo shoqatë, e udhëhequr nga humanisti Halil Kastrati, ka arritur që për këtë festë të shumëfishojë numrin e shtëpive të ndërtuara për skamnorët. Për dallim nga viti i kaluar, që dhuruan 28 palë çelësa, këtë vit bëjnë gjithsej 128 familje me shtëpi.Humanisti Halil Kastrati ka treguar se si ka arritur deri në finalizim për ndërtimin e këtyre shtëpive pikërisht në Ditën e Flamurit Kombëtar. Ai po ashtu ka treguar se kjo shoqatë do ta përmbyllë vitin 2019 me 400 shtëpi të ndërtuara.

Synimi ynë, lotët e pikëllimit t’i kthejmë në lot gëzimiHumanisti Halil Kastrati ka thënë se për arritjen e këtij qëllimi kanë hasur në vështirësi të shumta, mirëpo e gjithë kjo është realizuar falë donatorëve, të cilët i janë bashkuar kësaj iniciative.

“Që nga fillimet e aktiviteteve tona humanitare synimi ynë i vetëm është t’i kthejmë lotët e pikëllimit në lot gëzimi. Kemi pasur shumë angazhime dhe vështirësi për të arritur në këtë ditë, por falë donatorëve tanë, që është meritë e tyre, ne e kemi nderin për 28 Nëntor t’i dhurojmë 128 palë çelësa për familjet nevojtare”, ka thënë Kastrati.Edhe pse si kusht për çdo familje është të kenë truallin e vet për ndërtimin e shtëpisë, kjo shoqatë ka hasur në raste ku është dashur t’u sigurohet edhe trualli. “Njëra nga kushtet primare për ndërtimin e shtëpisë nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ është që familja ta këtë pronën e saj, por ka pasur edhe raste të tilla në të kaluarën kur ne është dashur të sigurojmë edhe pronën”, deklaroi më tutje Kastrati.

400 shtëpi të ndërtuara për skamnorët vetëm në 2019-nPërveç 128 shtëpive që do të dhurohen së shpejti për nder të 28 Nëntorit, shoqata “Jetimat e Ballkanit” vitin 2019 pret ta përmbyllë me gjithsej 400 shtëpi të ndërtuara për familjet e pastreha. Siç ka thënë Kastrati, e gjithë kjo punë humanitare, që u bë në vitin 2019, u arrit me ndihmën e donatorëve, të cilët vazhdimisht adresohen te shoqata për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

“Ne vazhdimisht pranojmë ndihma nga donatorët tanë për të siguruar strehim për familjet nevojtare. Mjetet për ndërtimin e këtyre shtëpive janë mbledhur qysh nga fillimi i këtij viti, kur edhe është planifikuar ndërtimi i 400 shtëpive vetëm brenda vitit 2019”, ka thënë ai.

Komunat ndajnë nga 5000 euro për çdo shtëpiShoqata “Jetimat e Ballaknit” për këtë vit ka pasur memorandum bashkëpunimi me thuajse të gjitha komunat e Kosovës, ku sipas këtij memorandumi komunat kanë qenë përgjegjëse për përzgjedhjen e familjeve, të cilave u janë ndërtuar shtëpitë.Halil Kastrati ka deklaruar se komunat të cilat kanë memorandum bashkëpunimi me shoqatën kanë hedhur nga 5000 euro donacion për secilën shtëpi të ndërtuar.

“Për këtë vit ne kemi pasur memorandum bashkëpunimi me pothuajse shumicën e komunave të Republikës së Kosovës për ndërtimin e shtëpive. Sipas këtij memorandumi, komunat kanë qenë përgjegjëse për propozimin e familjeve, pastaj stafi ynë i ka verifikuar rastet e këtyre familjeve”. Ai ka potencuar se përveç qytetarëve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve, donatorë të rregullt në shoqatën “Jetimat e Ballkanit” janë edhe shumë persona nga fusha e artit, e sportit dhe e politikës.

“Shoqata jonë ka jashtëzakonisht shumë donatorë, si nga diaspora, ashtu edhe nga vendi ynë. Përveç shqiptarëve nga e gjithë bota, që kontribuojnë në shoqatën tonë për çdo ditë, ne kemi donatorë edhe nga fusha e artit, e sportit dhe e politikës”, deklaroi ai.Humanisti Halil Kastrati me shoqatën e tij prej fillimit të aktiviteteve e deri më tani kanë bërë thuajse 10 vjet, ndërsa kanë ndërtuar gjithsej 800 shtëpi për familjet e pastreha.

“Që nga fillimi i aktiviteteve tona dhjetë vjet më parë, ne kemi ndërtuar rreth 800 shtëpi në trojet shqiptare”Rikujtojmë se manifestimi, që ishte paraparë të mbahej në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, ku pritej të bëhej shpërndarja e çelësave për familjarët, është shtyrë për një datë të pacaktuar.

MUND TË JU PËLQEJNË