Një rast i pazakontë ka ndodhur dje gjatë ditës në qytetin e Skenderajt.

Shoferi i një autobusi derisa po voziste sipas dëshmitarëve që kanë rrëfyer për media, ka pësuar atak kardiak.

Në atë moment, për të shpëtuar dhe t’i ardhë në ndihmë shoferit dhe pasagjerëve, në njërën anë, qytetari që ishte duke vozitur një Pick up të kuq ka vrapuar nga automjeti i tij, drejt derës së shoferit të autobusit, për të marr në dorë situatën.

Por, një reagim i menjëhershëm, madje duke rrezikuar edhe vet jetën e tij, ishte shoferi i një veture të zezë, Agron Ismajli i ka dalë përpara autobusit për ta ndaluar atë, duke rrezikuar kështu vet jetën e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË