Më shumë se 6 mijë shoferë të Kosovës janë pjesë e një grupi në Viber që i tregojnë njëri-tjetrit se ku ka kontrolle të policisë. Policia nuk ka folur për këtë çështje, por ekspertët thonë se ky lloj njoftimi shkakton aksidente.

Grupi në të cilin ata tregojnë se ku ka radarë në çdo orë të ditës numëron mbi 5 mijë anëtarë nga e gjithë Kosova.

Por, gjithë anëtarët e këtij grupi duhet të përfillin një rregull, ashtu që të mund të vazhdojnë të jenë pjesë e “Radarit”. Atyre u ndalohet që të bëjnë foto, dhe biseda jashtë radarit.

MUND TË JU PËLQEJNË