Me një karrierë të gjatë muzikore çifti Shkumbin Kryeziu dhe Mimoza Mustafa i kanë sjellë publikut këngë të panumërta e hite të padiskutueshme, shkruan “Kosovarja”.

Ndër, të tjera ata nuk kanë munguar as me bashkëpunime më artistët tjerë, të cilat janë dëgjuar e vlerësuar mjaft shumë.

Përveç sukseseve në botën e muzikës çifti në fjalë gëzojnë edhe një jetë të lumtur bashkëshortore të cilët kanë dy fëmijë.

Vajza e tyre Rozafa është njëherësh edhe fëmija i parë. Dhe duke qenë vajzë për hasret nuk i ka munguar as luksi dhe as vëmendja e duhur.

Madje, ajo cilësohet edhe si një femër mjaft e bukur. Ku edhe prindërit e saj nuk hezitojnë ta përkrahin në çdo hap të jetës së saj.

Është babai i saj Shkumbini ai i cili ndihet krenar për vajzën bukuroshe që ka e që nuk heziton këto ndjenja prindërore ti ndajë edhe me të tjerët.

“Qika jem që e kam hasret” shkruan ai përsipër imazhit të Rozafës.

E bukur dhe bash për hasret kjo është Rozafa e Shkumbinit./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË