Ka arritur në 1016 numri i viktimave të prekur nga koronavirus në Itali ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e përhapjes së pandemisë e deri më sot është 15 113.

Numri i pacientëve në terapi intensive është 1153.

6650 po kurohen në struktura spitalore e 5036 në kushte shtëpie.

Numri i personave të shëruar është 1258.

Statistikat e sotme konfirmojnë përsëri rajonin e Lombardisë si më të prekurin nga pandemia me 8725 të infektuar e 744 viktima.

Deri më sot në Itali janë kryer 86 011 tampone.

Rajoni me numrin më të ulët të personave pozitivë nga koronavisrus mbetet ai i Bazilikatës me 8 pacientë e 0 viktima.

Në rajonin e Lazios ku është pozicionuar dhe kryeqyteti Romë e janë shënuar rritje të rasteve të personave të infektuar.

Sot rezultojnë 200 pacientë me koronavirus e 8 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 50 raste më shumë e 3 viktima.

Ndërkohë, Mbrojtja Civile italiane Ben apel për dhurues gjaku.

Momentalisht numri i tyre është reduktuar shumë e pacientë të shumtë në spitale me patologji të ndryshme kanë nevojë për gjak.

Rajonet Calabria, Molise e Basilicata deri më tani janë të vetmet që nuk kanë regjistruar persona të prekur nga koronavirusi.

Në rajonin e Sardenjës e Valle D’Aosta asnjë pacient nuk po kurohet në terapi intensive.

Mbrojtja Civile ka deklaruar se brenda pak ditësh do të kemi një përgjigje për përdorimin e ilaçit të përdorur në Napoli.

Momentalisht është marr në studim të plotë dhe po komunikohet me kompaninë farmaceutike që e prodhon.

MUND TË JU PËLQEJNË