Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se shkollat e kryeqytetit janë të hapura për të gjithë fëmijët e larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se shumë shpejt Drejtoria e Arsimit do të jap detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve.

“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë.

Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do ti tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe indkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit”, ka shkruar Ahmeti.

MUND TË JU PËLQEJNË