Tenori Shkodran Tolaj, njihet si zë i rrallë i muzikës klasike po dhe tradicionale, shkruan Kosovarja.

Është identifikuar si zë i përvjetoreve të mëdha, 10 vjetorit të shtetit të Kosovës, 20 vjetorit të Adem Jasharit, këngëtari i parë i himnit të Kosovës.

I ka kënduar Nënës Terezë dhe Skenderbeut dhe të gjithë edhe nga mbiemri Tolaj e kanë menduar si katolik.

Por Tolaj suprizon me projektin e fundit madje askush nuk e kishte menduar në një kēngë për zotin e aq më pak me pamje në xhami dhe minare.

“Bota e vjetër” është projekti i ri që u publikua ditën e parë të ramazanit dhe vjen ne version krejt tjetër me interpretim shumë origjinal dhe orkestrim maestral të Riza Dolakut gërshetuar me pamje super të bukura të Kosovës sonë, respektivisht të Dukagjinit, xhamisë se njohur të Hadumit në Gjakovë.

Shkodrani thotë që pas shumë këngëve për atdhe, kam për borgj një këngë zotit që krijoi njerëzimin dhe tokën tonë, që mundëson paqen, mirëqenien dhe ekzistencën e botës./ Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË