Sot është ditëlindja e Xenit.

Këngëtari shqiptar, Shkelzen Jetishi, i njohur për publikun si Xeni, sot feston ditëlindjen e tij të 56-të.

Me rastin e kësaj dite të veçantë për të, këngëtari ka pranuar urime të shumta, ndër to nuk ka munguar as ai publik i djalit të tij Korabit.

“Urime ditelindjen babush, te uroj jete te gjate shendet dhe mos tu plakt zani kurr.”, ka shkruar Korabi pranë fotografisë së postuar në Instagram.

Ndryshe Xeni njihet për këngën e tij ndër vite dhe mbetet si një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar.

MUND TË JU PËLQEJNË