Ankthet e shqetësimet që vijnë si rezultat i festave të fundvitit nuk duhet të ngatërrohen me depresionin sezonal, i cili shfaqet në fund të ditëve të pushimeve.

Depresioni që shfaqet në periudhë festash sigurisht që lidhet me ashpërsinë e stinës së dimrit, shkurtimin e ditës dhe me mungesën e mjaftueshme të dritës, por ka disa shkaqe më të thella: Njerëzit me pak miq e familjarë mund ndihen vetëm e të izoluar, kurse njerëzit me një rreth më të madh familjar e shoqëror, të stresuar për përgatitjen e festës së madhe .

Shkaqet e depresionit
Familja: Klisheja e mbledhjes së madhe familjare, të gjithë tëlumtur e të bashkuar, jo gjithnjë është e pëlqyeshme. Për disa, familja është burim problemesh. Mbledhjet familjare jo gjithmonë janë të suksesshme, disa kon庡iktetë vjetra që mund të hapen, kujtime të padëshiruara etj.

Analizë për veten
Në fund të vititnjerëzit janë të prirur të re庡ektojnëmbi veten dhe zhvillimete tyre personale. Rezultatet e bilancit mund të nxisin xhelozi që kërcënon mirëqenien tonë psikologjike. Mosrealizimi i objektivave vetjake dhe suksesi i të tjerëve, mund të na bëjë në fundvit të ndihemi të padobishëm, të tensionuar dhe të trishtuar.

Vetmia
Disa njerëz nuk kanë mundur të krijonë një familje ose, mund të ndodhen larg familjeve. Për rrjedhojë në atmosferën festive ata janë vetëm. Ndjesia e vetmisë i pushton njerëzit. Është e vështirëtë gjendesh në një ambient ku të gjithë gëzojnë e qeshin, nëprani të njëri-tjetrit në vigjilje të festave, ndërsa je i detyruar të mbyllesh në vetmi, pa pasur mundësinë e trokitjes së një gote vere apo shkëmbimin e biseda vetë ngrohta.

Nostalgjia
Nostalgjia e kohës që kalon, humbja e rinisë, kujtimete fëmijërisë, kohës kur ishit i lumtur dhe prisnit me padurim dhuratat e surprizat familjare…mund të shkaktojnë problem. Ja një arsye pse festat e kanë humbur emocionin e dikurshëm dhe kjo situatë ju bën të ndjeni keqardhje për veten tuaj.

Shpenzimet
Janë një barrë e madhe për ata njerëz që nuk i kanë mundësitë ekonomike. Dhuratat kanë koston e tyre dhe nëse ke fëmijë përgjegjësia është akoma më e madhe për t´i bërë ata të ndihen të lumtur me surprizat që presin nga familjarët.

MUND TË JU PËLQEJNË