Tërmetet që e kanë goditur fuqishëm shtetin shqiptar, e që si pasojë ka një numër të madh jetësh të humbura, ka tronditur thellësisht Kosovën, shkruan “Kosovarja”.

Është 28 Nëntor, por jo festë. Sheshet e Prishtinës mjaftë të frekuentuara, por pak e hiç fytyra të qeshura e të lumtura.

Sheshet e kryeqytetit të Kosovës janë stolisur me flamuj kuq e zi, e në çdo qoshe ka tezga me flamuj të Kosovës e Shqipërisë, por që sot, si kurrë më parë, janë shitur jashtëzakonisht pakë.

Një nga shitësit në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, thotë për “Kosovaren” se tragjedia e ndodhur në Shqipëri ka ndikuar në çdo gjë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË