Një ndër emrat më të komentuar e pëlqyer në shobizn kosovar është edhe këngëtarja bukuroshe Leonora Jakupi.

Të flasësh për të dhe sukseset e saja për kaq dekada sa është prezente në tregun muzikor edhe fjalët janë të varfëra, shkruan “Kosovarja”.

Ajo po ashtu është jo vetëm një këngëtare me zë të bukur, por edhe një femër e kompletuar në çdo aspekt.

Kujdesin ndaj vetes nuk e harron edhe jashtë sezonit të verës pavarësisht edhe nëse është më pak e ngarkuar.

Të rregulluar e të kuruar në çdo detaj e shohim çdo herë Leonorë, këto edhe e kanë bërë një femër të favorizuar nga mijëra shqiptarë anë e mbanë botës.

Aty ku këndon Leonora padyshim që nuk mungon atmosfera e zjarrtë. Por, bukuroshja nga Drenica nuk e bën atmosferë veç në mbrëmje apo ahengje të ndryshme. E këndshme dhe sevdalike ajo shfaqet edhe në sallonin e bukurisë.

A ka si të jetë më mirë se kur lumturia të përcjell kudo./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË