Vendimin e ka mbështetur edhe kryeministri Shfuqizohet vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Anulimi i këtij vendimi u bë sot në mbledhjen e Qeverisë e cila është dukalbie u mbajtur, me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku. Ministri ka thënë se kjo vlerë është gati 50 milionë euro, në një kontratë që ende nuk nënshkruar.

Këtë vendim e ka mbështetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke thënë se duhet të ndalet kjo gjakderdhje financiare. Vendimi i mbledhjes se Qeverisë të mbajtur më 28 maj 2019 kishte të bënte me zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” deri në fund të vitit 2020. Në pikën 2 sqarohej se kjo zgjatje e punëve po bëhej për të përfunduar ndërtimin e disa kyçjeve në autostradë.

MUND TË JU PËLQEJNË