Sipas një studimi të kryer në Kanada dhe SHBA, shëtitja në natyrë ka efekte pozitive te njerëzit që vuajnë nga depresioni. Studimi arriti në disa përfundime pozitive, pasi pjesëmarrësit treguan sjellje me përmirësime të dukshme në kujtesë pas një shëtitjeje në natyrë.

Edhe një studim i mëparshëm, i botuar në revistën shkencore “Psichological Science” tregoi se njerëzit e shëndetshëm janë më të aftë mendërisht pas një ore shëtitjeje në park.

Në studimin e fundit studiuesi Berman zbuloi edhe përfitimet psikologjike që njerëzit mund të marrin nga shëtitjet e shpeshta në natyrë në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe të largimit të mendimeve pesimiste.

 

MUND TË JU PËLQEJNË