Shkencëtarët besojnë se forca mendore është parashikues më i mirë i suksesit sesa inteligjenca dhe, analizimi i këtyre shenjave, do t’ju bëjë ta kuptoni përse ndodh kjo.

Kontrollimi i emocioneve dhe vullneti janë ato që e bëjnë një individ të fuqishëm dhe i ndihmojnë të arrijë pothuajse çdo gjë.

Ju nuk brengoseni për çështjet që nuk i keni në kontroll

Nëse jeni të fortë mendërisht, atëherë moto juaj është “nëse mund ta rregulloni problemin, mos u brengosni; nëse nuk mund ta rregulloni, mos u brengosni”.

Ekspertët shpjegojnë se personat e fortë mendërisht zakonisht nuk brengosen për çështjet që nuk i kanë në kontroll sepse e dinë që vetëm do të stresohen dhe do të mbesin pa energji.

I pranoni dhe ballafaqoheni me problemet që ju dalin përballë

Jeta është e vështirë dhe këtë e dini. Jo vetëm këtë, por i pranoni dështimet, mundimet dhe mërzinë që ju dalin para.

Mund të thoni “JO” pa u penduar

Nëse shefi ju ka kërkuar të punoni në vikend, ju nuk e keni problem t’i thoni “JO”.

Ju nuk e keni problem të përkushtoheni në qëllimet, përgjegjësitë dhe vlerat që i keni, prandaj edhe nuk i leni gjërat tjera t’jua pengojnë rrugën.

Kjo është arsyeja se përse thoni “JO” kurdo që është e nevojshme.

Ju keni durim dhe e dini se ëndrrat nuk realizohen brenda një sekonde

Hulumtimet tregojnë se personat e fortë mendërisht reflektojnë dhe nuk reagojnë menjëherë, gjë e cila u mundëson atyre t’i analizojnë rrethanat në tërësi për ta nxjerrë më të mirën nga secila situatë.

Kjo është arsyeja se përse personat e tillë kanë durim me njerëzit tjerë, veten, e në veçanti me ëndrrat që i kanë.

MUND TË JU PËLQEJNË