Sefë Duraj, emër i njohur i skenës muzikore, këngëtar që publiku e njeh dhe e dëgjon me ëndje. Sefa sapo ka edituar videoklipin e këngës me titull “Pse jam gjallë”.

Është ekspert i krijimit të atmosferës së nxehtë, por edhe këngëtar baladash që janë dedikim për të dashuruarit dhe ata që, ndoshta, e kanë humbur dashurinë.

Sefë Duraj ia ka prerë shiritin sezonit të verës me baladën me titull “Pse jam gjallë?”, e cila sapo është lansuar, ndërkohë që edhe katër projekte i ka në realizim, e që, pa dyshim, do të jenë këngë ritmike që do e ndezin verën e sivjetme.

Këngëtari ka një falënderim të veçantë për bashkëpunëtorët e kësaj kënge mjaft të ndjeshme.

“Një falënderim të veçantë për të gjithë ju bashkëpunëtorët e mi, duke filluar nga autori Besim Bunjaku, orkestruesi Ermal Krasniqi, kitaristi jonë i madh Astrit Stafaj dhe kolegët e mi të përhershëm Meti&Fisi, bashkë me Ardin. Faleminderit edhe produksionit “MProductin” për realizimin e videoklipit!”.

MUND TË JU PËLQEJNË