Është njëra prej aktoreve më të dashura në vend, shkruan “Kosovarja”.

Adriana Matoshi fitoi simpatinë dhe dashurinë e njerëzve me rolin e “Sasës” në serialin “O sa mirë”.

Ajo njihet poashtu për stilin e saj të veçantë, ku çdo herë paraqitet unike në veshje.

Sasa ka një numër të madh ndjekësish që e komentojnë dhe komplimentojnë vazhdimisht.

E kjo afërsi e njerëzve ka bërë që aktorja të ndajë me ta vazhdimisht momente nga jeta e saj.

Se është optimiste për jetën, e thotë Sasa vazhdimisht.

Edhe këtë radhë ajo ka ndarë me publikun një fotografi me një thënie mjaftë pozitive

“S’jam e vjeter jam retrospektive. Kur jam 60 vjeçare do jem shumë cilsore dhe kur do jem 80 vjeçare do jem antike, por kur s’do jem e plakur ose plakë”, ka shkruar aktorja duke e bashkangjitur edhe një fotografi të saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË