Të gjithëve na pëlqen salmoni, por të rrallët dijnë si ta përgatisin atë si duhet.

Herën tjetër, gatuajeni sipas kësaj recete.

170 gr file salmoni

2 lugë gjelle vaj

kripë dhe piper i zi

lëng limoni

Vajin ngroheni në tigan.

Salmonin thajeni mirë me letër kuzhine e më pas kriposeni.

Kur të jetë nxehur mirë vaji, hidheni aty salmonin me pjesën e lëkurës poshtë. Shtypeni lehtë me lopatë kuzhine.

Piqeni për 5 minuta e më pas transferojeni në furrën e nxehtë edhe për 5 minuta të tjera.

Servojeni duke i shtuar edhe vajin e mbetur në enë, piperin e bluar freskët dhe lëngun e limonit.

Shërbejeni me oriz kafe ose me spinaq.

MUND TË JU PËLQEJNË