Kjo recetë është një ide për një ëmbëlsirë të lehtë ose për ata që preferojnë mund ta konsumojnë edhe në mëngjes.

Përbërësit e nevojshëm:

50 g grurë bulgur

150 ml ujë

100 g manaferra ose fruta të tjera sezonale

1 banane

100 ml qumësht soje

30g lajthi të thekur

1 lugë çaji mjaltë

Gysmë lugë çaji kanelle

Gjysmë lugë çaji arrëmyshk (për dekorimi)

Mjaltë

gjethe nenexhiku

Mënyra e përgatitjes:

Gatuani bulgurin derisa uji të avullojë plotësisht, shtoni qumësht soje, mjaltë, lajthi të grira, erëza dhe përzieni mirë. Pritini bananen dhe përzieni me manaferrat. Në një gotë të thellë vendosni bulurin, frutat, bulgurin, frutat dhe shtoni sipër pak mjaltë, gjethe nenexhikësh dhe lajthi.

MUND TË JU PËLQEJNË