Festat e fundvitit e kanë gjetur shumë të përgatitur Sahide Mustafën.

Këngëtarja e popullarizuar kosovare po vazhdon të sjellë këngë e hite të bukura bashkë me motrën e saj Safeten, shkruan “Kosovarja”.

Është ndër ato femra që nuk e ka pëlqyer asnjëherë artificialitetin, edhe pse shumica e kolegeve të saja tanimë janë 80 përqind silikon.

Mbase është duke përgatitur ndonjë set fotografik, tek sa shihet duke pozuar në një ambient festiv e veshur me një fustan shumë elegant.

Ajo që mori vëmendje ishte poza e saj. Për ju që nuk e keni vërejtur poza e Sahides mund të themi se i ngjanë asaj të Monalizës.

Rikujtojmë se Monaliza është piktura më e famshme në botë. Ajo është pikturuar në shekullin 16-të nga Leonardo Davinçi.

Por, a thua vallë kush është Davinçi i Safetes në këtë rast?/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË