A jeni duke pasur marrëdhënie seksuale të mjaftueshme? Ju ndoshta pasi që keni lexuar për çiftet tjera ose ndonjë libër për marrëdhënie  jeni munduar që të shtoni aktivitetin tuaj në dhomë, ndoshta edhe për fitime shëndetësore.

Studiuesit tregojnë se nuk e nevojshme që të kryeni marrëdhënie çdo ditë. Kjo mund të jetë një lajm i mirëpritur për ata që janë të martuar, në punë dhe me fëmijë, dhe për ata që janë të lumtur me martesën e tyre, transmenton “Daily Star”.

Një studim i fundit ka gjetur se, megjithëse çiftet martuara dhe ata që janë në një lidhje serioze kanë tendencë të ndjehen më të lumtur, të paktën një herë në javë.

Ndërsa ata që kishin nevojën për të kryer marrëdhënie 4 herë në javë, kishin raportuar se nuk janë shumë të lumtur, në krahasim me ata që kryenin vetëm një herë në javë.

Ne mendojmë se çiftet që kryejnë marrëdhënie seksuale shumë shpesh, përfundojnë duke ndjerë një lloj presoni në lidhjen e tyre. Një herë në javë është ndoshta një qëllim më realist për tu bërë, sesa të menduarit se duhet të kryeni marrëdhënie për shkak se ajo do ia përmbush lidhjen tuaj.

Ky studim po ashtu ka gjetur se seksi mundet të rrit lumturinë sepse i bënë njerëzit të ndjehen më të kënaqur në lidhjen e tyre.

“Për personat në lidhje, kualiteti i lidhjes së tyre romantike ka qenë njëra prej shtysës më të madhe për lumturinë e tyre.” Duhet të thuhet se “Marrëdhënia seksuale më shumë se një herë në javë nuk mund të ju ndihmojë të arrini lumturinë dhe lidhjen në marrëdhënie”. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË