Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi njihet ndër vite për fiksimin që ka ndaj çantave luksoze, për të cilat nuk përton të shpenzojë.

Pa dyshim se tashmë këngëtarja ka një varg prej tyre por paralelisht me çantat, aspak dorështrënguar nuk po tregohet as në detaje të tjera.

Faqja ‘What they wearing’ në Instagram i ka bërë një analizë veshjes totale të Leonorës dhe shifrat kanë rezultuar marramendëse.

Fotoja që po shihni më poshtë peshon mbi 10.000 euro.

Nga pallto Max Mara që kushton rreth 3700 euro, tek çanta Chanel në vlerë prej 6200 eurove dhe çizmeve 1,100 euro, Leonora duket të mos kursehet për një pamje të bukur. /Prive.al

MUND TË JU PËLQEJNË