Planifikimi i dasmës domethënë shpenzim i SHUMË parave, dhe secili që ka planifikuar një dasëm për veten ose të afërmit, e vërteton këtë.

Megjithëse shuma ndryshon për secilin çift e familje, ajo prap se prap kap mijëra euro për të gjithë. E imagjinoni, sa kohë do të duhej për t’i kursyer gjithë ato para.

Por, kemi lajme të mira për çiftet të zgjedhin një mënyrë më të lirë për ceremoninë e tyre më të rëndësishme: ju keni më shumë gjasa të mbesni bashkë.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, sa më e shtrenjtë të jetë martesa, çifti ka më shumë gjasa të ndahet.

Studimi është bërë nga Andrew Francis dhe Hugo Mialon, që ty dy profesorë ekonomie të cilët zbuluan se ka disa karakteristika që i rrisin gjasat e divorcit për një çift.
3,000 persona të martuar e të divorcuar kanë marrë pjesë në anketë, dhe është zbuluar se kostoja e dasmës ka luajtur rol të madh në kohëzgjatjen e martesës. Dhe sipas studimit, ky faktor është po aq i rëndësishëm sa dukja fizike e partnerit.

Megjithatë, autorët e studimit thonë se faktori kryesor në kohëzgjatjen e martesës është tërheqja fizike ndaj bashkëshortit a bashkëshortes.

Edhe pse çmimi i dasmës ka mundësi ta përcaktojë se sa gjatë një çift do të rrijë së bashku, nuk mund domosdoshmërisht ta diktojë kohëzgjatjen e martesës së tyre.

Sipas studimeve të shumta përgjatë viteve, faktorët kryesor për të pasur një marrëdhënie të shëndoshë e të gjatë janë dashuria, miqësia e sinqertë mes partnerëve, mirëkuptimi dhe toleranca e ndërsjellë.

MUND TË JU PËLQEJNË