Ryva është nga këngëtaret që përveç zërit të mrekullueshëm, vlerësohet si femra më me stil e estradës.

Si shumë kolegë të saj edhe Ryva ka qenë shumë e angazhuar në dasma e ahengje të ndryshme familjare, shkruan “Kosovarja”.

Ajo i kushton shumë rëndësi paraqitjeve të saj para publikut, qoftë në skenë ose në rrugë, kështu edhe këtë verë ka mahnitur me stilin dhe elegancën e saj.

Ndërkohë që sezona pothuajse ka përfunduar Ryva këto ditë po kalon kohë me familje e shoqëri.

Ajo sot është parë duke ngrënë drekë me deputeten e njohur nga radhët e PDK-së Blerta Deliun. Fotografinë e ka publikuar vet Ryva, ndërkohë që të dyja duken tamam zonja në kuptim e plotë të fjalës.

E duke ditur që jemi në kohë zgjedhjesh, kjo fotografi mund të ketë më shumë kuptime, Ryva ka dalur në drekë me Blertën thjeshtë si shoqe apo ka diçka më shumë në këtë takim?!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË